Telegrafi

Jo veç me LDK-në, Delawie takime edhe me parti të tjera

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie, do të jetë nesër pjesë e takimit të Kryeministrit Isa Mustafa me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se Ambasadori Delawie përveç deputetëve të LDK-së do të takojë dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës e po ashtu dhe deputetë të tjerë të Parlamentit.

Ky takim në mes Kryesisë së LDK-së e Ambasadorit Delawie, vjen një ditë pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku pritej të procedohej çështja e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.