Site icon Telegrafi

“Jo vaksinë, jo shërbim”, në Florida mbyllen baret e restorantet për të pavaksinuarit

“Patrons of Martha”, një restorant në Filadelfia, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për të mos lejuar përhapjen e Covidit në ambientet e saj, duke aplikuar politikën më të re: “Jo vaksinë, jo shërbim”.

Në hyrje të restorantit, menaxheri kërkon nga çdo klient, pasaportën e vaksinimit, me kartën e identitetit, për të qenë të sigurt, që janë vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik, për stafin, por edhe për klientët e tjerë.

Ky vendim, që po ndiqet kudo edhe në Florida, kryesisht në bare restorante, si dhe klube nate, ka nxitur debat mes vendasve.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci edhe njëherë përsërit thirrjen për vaksinim, duke paralajmëruar jo vetëm një valë më të ashpër të pandemisë në vjeshtë, por edhe variante të reja, më të forta.

“Në qoftë se i jepni virusit mundësinë që të vazhdojë të ndryshojë, atëherë mund të infektohesh me një variant më të rëndë, që do të prekë jo vetëm të pavaksinuarit, por edhe të vaksinuarit. Ka pasur studime të qarta kohët e fundit që tregojnë se në qoftë se jeni me covid, jeni të mbrojtur. Por kur variante të reja të pikasen, atëherë mund të riinfektoheni. Studimet e fundit tregojnë se në qoftë se infektoheni, shëroheni dhe merrni së paku një dozë vaksinë, jeni dyfish të mbrojtur. Vetëm të vaksinuar, do të jeni më të mbrojtur ndaj varianteve të reja. Kjo është arsyeja përse ne fuqimisht rekomandojmë vaksinën”, deklaroi Fauci.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 100 mijë raste të reja ditore, këtë fundjavë, niveli më i lartë në 6 muajt e fundit. Thuajse 400 vetë kanë humbur jetën në 24 orë, ndërsa shtrimet në spitale janë në nivelin më të lartë që nga muaji shkurt. Epiqendër e shpërthimit të virusit raportohet të jetë pikërisht Florida, me thuajse 40 mijë raste vetëm këtë fundjavë./A2

Exit mobile version