Jeta në televizion di të jetë plot stres dhe ngarkesë, pasi që dihet se kur fillon orari, por jo kur mbaron.
Megjithatë, në RTV Dukagjini secila ditë pune është më shumë se thjeshtë një ditë pune, është festë.
Tingujt e radios që shoqërojnë ata që sjellin materiale e informacione të shumta për shikuesit i bën vallëzimet e festën të jetë pjesë e procesit të punës në redaksi.
Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e fundit kur moderatori Fisnik Zymi dhe tekniku i zërit Deniz Pupuzi hedhin vallen, momente këto që janë të shpeshta në ambientet e Dukagjinit.
Dukagjini së fundmi lansoi një skemë të re atraktive programore e cila solli emisione të reja dhe protagonistë të rinj në radiotelevizionin numër një.
Në Dukagjini ka filluar epoka e re dhe kjo falë hapësirave gjigante në një objekt ultra modern, duke u shndërruar kështu në një prej mediave me teknologjinë më të avansuar në rajon. /Telegrafi/