Telegrafi

Jo të gjithë te Chelsea janë të lumtur me transferimin e Kai Havertzit – probleme për Lampardin

Foto: Chelseafc.com

Mason Mount nuk është i lumtur me transferimin e Kai Havertzit te Chelsea nga Bayer Leverkuseni.

Anglezi kishte një rol kyç në skemat e Frank Lampardit në edicionin e kaluar, mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë në atë 2020/21.

Havertz është një lojtar që rrezikon direkt vendin e Mount, pasi gazetari i Bild, Christian Falk, bën të ditur se do të jetë një rivalitet i madh mes dyshes.

“Havertz tashmë po kërkon një shtëpi të re në Londër. Arsyeja është se bashkëlojtari i Havertz, Timo Werner e imagjinon lojën me të në krah”.

“Mason Mount nuk është i lumtur që ai ka tani në pozitën e tij një lojtar të shtrenjtë”, ka shkruar Falk.

Mount duhet të punojë më shumë në stërvitje për të bindur Lampardin se e meriton një vend në formacionin bazë, ndryshe do të qëndrojë në bankën rezervë. /Telegrafi/