Telegrafi

Jo, PSG nuk do t’ia dhurojë 40 milionë euro Chapecoenses!

Derisa bota e futbollit është në zi për viktimat e rrëzimit të aeroplanit ku ndodheshin futbollistët e klubit Chapecoense, nisën spekulimet se Paris Saint-Germaini është gati ta ndihmojë klubin me para.

Madje raportimet në disa media franceze ishin se kampioni i Ligue 1 është gati ta ndihmojë klubin brazilian me 40 milionë euro.

Lexo po ashtu E jashtëzakonshme - PSG ndanë miliona euro për klubin e Chapecoenses

Madje u raportua se PSG e kishte njoftuar edhe UEFA-n për këtë shumë parash që do t’ia jepte klubit që humbi pjesën më të madhe të skuadrës në aksidentin tragjik.

Këto thashetheme e kanë detyruar klubin francez që të reagojë për t’i hedhur poshtë spekulimet se do ta ndihmojë financiarisht Chapecoensen me një shumë të majme parash për rindërtim dhe ristrukturim.

Sidoqoftë, PSG si shumë klube tjera është duke i shqyrtuar mundësitë për ta ndihmuar klubin brazilian, mirëpo nuk do t’ia dhurojë 40 milionë euro! /Telegrafi/

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES