Telegrafi

Jo për xhepin e të gjithëve: Samsung dhe iPhone të mbuluar me ari prej 24 karat

Luks, luks, luks. Kjo është mënyra e vetme për të përshkruar produktet e Caviar, të njohur për versionet ekskluzive të telefonave të ndryshëm dhe pajisjeve të tjera.

Këtë herë, janë iPhone 12 Pro dhe Samsung Galaxy S21 Ultra, të cilat janë kthyer në shufra ari të vërteta, transmeton Telegrafi.

Këto modele janë “zhytur” në 999.9% ari të pastër prej 24 karat.

Në pjesën e pasme të pajisjes, në vend të kamerave, ka një sipërfaqe prej ari me logon e gdhendur të kompanisë, peshën dhe markën e kufizuar të serisë, dhe telefonat peshojnë 1 kilogram.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë Caviar, iPhone 12 Pro prej ari ekskluziv kushton 133,500 euro, ndërsa Samsung Galaxy S21 Ultra është edhe më i shtrenjtë dhe ata që e dëshirojnë do të duhet të paguajnë 141,900 euro.

Nuk dihet ende sa pajisje të tilla janë shitur, por është mjaft e sigurt që ata do të gjejnë klientët e tyre – përndryshe ata nuk do t’i kishin bërë, apo jo? /Telegrafi/