Nga dita e parë e fushatës së tij me rrjetin VIBER, qytetarët e Prishtinës i dërgonin mesazhe direkte tek Selim Pacollit, kandidat të AKR-së për kryetar të Prishtinës.
“Në një moment të kësaj fushate, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe mesazheve të drejtpërdrejta të dërguara në numrin e telefonit të zt. Pacolli, aplikacioni i famshëm i mesazheve, VIBER, e bllokoi llogarinë e kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës, pasiqë dukej se platforma e aplikacionit nuk përballonte një numër kaq të madh të mesazheve që qytetarët e Prishtinës i dërgonin atij”, thuhet në një komunikatë të AKR-së.
“Ne vazhdojmë t’i dëgjojmë njerëzit e këtij qyteti, sepse ata janë në fokus të Prishtinës dhe vëmendjes tonë”, ka thënë Selim Pacolli.
Sipas AKR-së, mbështetësit e Selim Pacollit “tij janë të zemëruar dhe në një takim publik erdhën me parulla të shumta, me të cilat ata protestojnë kundër bllokimit që VIBER i ka bërë atij”.
“Të rinjtë mbajnë parulla me porosi sikurse ‘Drejtësia e Viberit, për të gjithë’, ‘Mos e bllokoni Prishtinën’, ‘Jo mure nga Viber’ dhe ‘Bëjeni Viber të madh përsëri’. Porosia e fundit është frymëzim nga slogani i famshëm i Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesë.