Derisa në Prishtinë po vazhdon desinsektimi për mushkonjat qytetarët po përballen me një numër të madh të rriqrave.
Sivjet nuk janë vetëm Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina zona endemike me rriqra.
Këtë vit kryeqyteti, Prishtina po karakterizohet për nga numri i madh i qytetarëve të pickuar nga rriqrat. 135 raste janë regjistruar vetëm në muajin maj, raporton RTK.
Edhe pse rajoni i Prishtinës nuk njihet për rriqrat infektuese, zonat ku më së shpeshti janë raportuar rastet e pickimit janë parqet e ndryshme duke i përfshirë edhe kopshtet e çerdhet.
Deri më tani janë raportuar më shumë se 130 raste të pickimit nga rriqrat, por nuk ka rezultuar me infeksione.
Komuna thotë e nuk ka as buxhet e as kompetenca për dezinsektimin e rriqrave.
Ndërsa sa i përket dezinsektimit ai do të vazhdojë çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 24:00.