Telegrafi

Jo më kot po e kërkojnë të gjithë, Joao Felix ‘çmend’ të gjithë me driblimin ndaj portierit të Benficas

Mesfushori i ri portugez, Joao Felix, ka bërë një driblim të jashtëzakonshëm karshi portierit të skuadrës së tij, Benficas.

Felix është njëri nga emrat më të lakuar në afatin kalimtar veror, ku shumë skuadra të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Manchester City, Manchester Unitedi, Juventusi dhe Real Madridi janë skuadrat që ishin gati të paguajnë shifra të mëdha për adoleshentin portugez.

Lexo po ashtu Real Madridi u përpoq të nënshkruajë me Joao Felixin për 130 milionë euro, por lojtari zgjodhi Atleticon

Megjithatë, Atletico Madridi mendohet se ka fituar garën për Joao Felixin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Wanda Metropolitano.

Felix ka çmendur të gjithë me talentin e tij (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Se Felix është një lojtar më të ardhme të madhe e tregon edhe video e fundit që po bënë gjiron e botës.

Fantazisti portugez shihet teksa e bënë një driblim të jashtëzakonshëm ndaj portierit të skuadrës së tij, Benficës, në stërvitjet e klubit portugez. /Telegrafi/