Pronari i kinemasë Everyman në Hampstead të Londrës, Daniel Broch, ka deklaruar për tablodin The Sun se “kokoshkat nuk përshtaten aspak në brendin e sofistikuar kulturor të cilin ai dëshiron tu ofrojë shikuesve në formë të filmave të artit", dhe se edhe 17 hapësira të reja të kinemave të cilat është duke i blerë do ta kenë të ndaluar përdorimin e kokoshkave.
Daniel me këtë rast ka thënë edhe se kokoshkat kanë; erë të keqe, janë të zhurmshme dhe shkaktojnë lëmsh në kinema.
Zëdhënësi i zinxhirit të kinemave ka konfirmuar se ky vendim vjen nga vet shikuesit e tyre, të cilët kanë kërkuar ndryshim. "Shumë njerëz thjesht i urrejnë kokoshkat!", ka deklaruar ai.