Telegrafi

Jo iPhone por Xiaomi Mi5 do ta sjell ekranin prej safiri?

Burimet e DigiTimes kanë zbuluar se Xiaomi është duke planifikuar që telefonin e saj të ri ta pajis me xhamin prej safiri.

Do të jetë Xiaomi Mi5 i cili përveç karakteristikave të shumta ta avancuara të cilat do ti ketë, do të ofrojë edhe ekranin e qëndrueshëm, por edhe luksin dhe fuqinë e jahstëzakonshme për ta bërë këtë model më të mirin në Android.

Aktualisht, nuk dihet shumë për karakteristikat e Mi5, por thuhet se i njëjti do ta sjell ekranin në 5.7-inç në QHD, procesorin e Qualcomm Snapdragon 810 me 3GB RAM. Sipas burimit të njëjtë të lajmit thuhet se Xiaomi Mi5 do të mund të prezantohet në CES 2015. (Telegrafi)