Alvaro Morata nuk është i sigurt nëse ishte e drejtë fitorja e Real Madridit në ndeshjen kundër Sportingut të Lisbonës.
Në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, klubi portugez ishte në epërsi deri në minutën e 89-të kur Cristiano Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin.
Ndërsa në minutat shtesë, Morata (që hyri si zëvendësues i Karim Benzemas) e elektrizoi Santiago Bernabeun duke shënuar golin e fitores.
“Nganjëherë futbolli nuk është i drejtë. Sot (e mërkurë), nuk e di nëse ishte i drejtë, por ishte e rëndësishme të fitonim dhe ne ia dolëm”.
“Po përpiqemi që ta zëmë vendin e parë në grup”, ka thënë spanjolli në intervistën pas ndeshjes. /Telegrafi/