Site icon Telegrafi

Jo më Colwill në krahun e majtë: Dy mënyra se si Chelsea mund të rreshtohet nëse Mourinho zëvendëson Pochettinon

Jose Mourinho është shkarkuar sot gjatë ditës nga posti i trajnerit tek Roma, pas një serie të dobëta rezultatesh në ligë.

Puna e Mauricio Pochettinos tek Chelsea deri më tani është e sigurtë, por sidoqoftë nuk ka ndonjë fjalë si ‘të sigurtë’ tek Chelsea, për shkak se gjërat mund të ndryshojnë sa hap e mbyllë sytë.

Ka dy mënyrë se si Chelsea do të rreshtohej në fushë me lojtarët aktual në rast se Mourinho merr ‘timonin’ e ekipit.

Opsioni 1: 4-2-3-1

Me këtë sistem me shumë mundësi Caicedo do të mbetej në bankën rezervë. Enzo shton mjaft kreativitet ndërsa Gallagher është ‘lojtari i vetëm që do të mbijetonte në ekipin e parë të Mourinhos’, ai mund të bëhet Obi Mikel i kohërave moderne për teknikun portugez.

Jose gjithashtu do t’i jepte fund eksperimentit të Pochettinos duke e aktivizuar Colëill në krahun e majtë. Ai kësisoji do të konkurronte me Badiashile për një fanellë startuesi në qendër të mbrojtjes.

Në sulm ai preferon një sulmues që nuhat golin andaj askush më mirë se Broja nuk e bën këtë. Ndërkohë në krah Sterling dhe Nkunku me shumë mundësi do të ishin të preferuarit e tij.

Opsioni 2: 3-5-2

Mourinho nuk është fans i madh i këtij formacioni, por tek Roma ai ka treguar se mund t’i adaptojë idetë e tij në bazë të lojtarëve që ka në dispozicion dhe për këtë arsye vendosi të luajë me tre në mbrojtje.

Ne shohim Mourinhon duke përzgjedhur Caicedon para Enzos për t’i dhënë më shumë kontroll mesfushës, me Nkunkun dhe Brojën në qendër, ndërsa Jackson dhe Sterling në bankë.

Vlen të theksohet se së shpejti Chalobah do të rikthehet në ekip. Mourinho e deshi atë shumë tek Roma dhe ai është një lojtar fantastik për sistemin me tre mbrojtës./Telegrafi/

Exit mobile version