Telegrafi

Jo City, po Wigani

Në finalen Kupës FA që u zhvillua në Wembley, Wigani triumfoi me rezultat 1-0.

Gjithçka ndodhi në minutat shtesë të kohës së rregullt kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Shaun Maloney dërgoi një harkim nga këndi dhe aty ishte Ben Watson për t’ia siguruar klubit të tij trofeun e parë të FA Cup në histori.

Përmendim që City luajti me një lojtar më pak nga minuta e 84, pas përjashtimit të Pablo Zabaletas me kartonin e dytë të verdhë. /Telegrafi/