Site icon Telegrafi

Jo çdo imazhi të publikuar në rrjetet sociale duhet t’i besoni, shikoni se si janë munduar t’i gënjejnë miqtë (Foto)

Me avancimin e teknologjisë dhe me prodhimin e telefonave të mençur e softuerëve të ndryshëm për editimin e fotografive, ju vërtetë mund të bëni mrekulli me imazhet që i keni shkrepur gjatë pushimeve.

Por, këto përparësi rrisin mundësitë për të manipuluar dhe mashtruar njerëzit me fotografitë që ua dërgoni, duke i bërë të besoni se ju vërtetë i keni vizituar vendet që i keni shkrepur në foto, transmeton Telegrafi.

Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon më së miri, se si nuk duhet besuar gjithçka çfarë shohim që postojnë miqtë tuaj në rrjete sociale siç janë Facebook, Instagram e Tëitter.

Është e rëndësishme që për çdo fotografi që vendosni ta shkrepni dhe publikoni në rrjetet sociale, duhet ta gjeni këndin e përshtatshëm për të realizuar diçka artistike, në të kundërtën do të zbulohet e vërteta e hidhur siç ka ndodhur me përdoruesit që i kanë postuar këto imazhe. /Telegrafi/

Exit mobile version