Site icon Telegrafi

“Jo 11, kemi 23 titullarë” – Inzaghi flet pas fitores ndaj Arsenalit me rotacion

Interi ka marrë një fitore të madhe ndaj Arsenalit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve, pasi triumfuan 1-0.

Është kjo ndeshja e katërt e Neroazzurëve në ‘Champions’ që nuk pësojnë gol duke konfirmuar se janë një nga skuadrat me mbrojtjen më të fortë në Evropë.

Simone Inzaghi bëri rotacion në këtë sfidë, duke pushuar gjashtë futbollistë të formacionit bazë si Acerbi, Bastoni, Dimarco, Barella, Mikhytarian dhe Thuram.

Megjithatë trajneri italian ka thënë se Interi nuk ka vetëm 11 titullarë, por 23 të tillë.

“Ata që kanë luajtur më pak gjithmonë e më shumë po japin kontributin e tyre. Kur them që kam 23 titullarë askush nuk më beson. Nuk është mënyrë të thëni, por unë e di çfarë djemsh kam dhe sa mirë punojnë”.

“Kemi luajtur çdo 72 orë dhe nuk është e lehtë. Në katër ndeshjet e para kemi luajtur kundër Arsenalit dhe Cityt dhe nuk kemi pësuar gol. Këto janë prova që ekipi po bën mirë”.

“Ky edicion i Ligës së Kampionëve do të vendoset edhe për një gol dhe na duhet që të jemi të kujdesshëm për kualifikimin për në raundin e ardhshëm. Skuadra po punon mirë dhe tani duhet që të mendojmë për kampionatin. Jam shumë i lumtur për djemtë sepse ecuria ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Inzagi. /Telegrafi/

Exit mobile version