Telegrafi

JL: Evropa nuk e shpëton Greqinë por bankat e saj

Kjo theksohet në analizën e gazetës kroate “Jutarnji List”, sipas të cilës pyetja kyçe është nëse shuma e madhe dedikuar për Greqinë mund ta shpëtojë vendin nga falimentimi.

“Pesimistët theksojnë se Greqinë asgjë nuk mund ta shpëtojë, ndërsa ndihma e dhënë vetëm mund ta shtyejë agoninë. Borxhi grek tejkaloi 115 për qind të BPV-së së saj, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijë 125 për qind”, thuhet në analizën e “Jutarnj List”.

Gazeta kroate shkruan se Greqia me siguri do të falimentonte më 19 maj, nëse nuk merrte ndihmën në vlerë prej 110 miliardë euro.