Falë ngjyrave dhe prerjes, do të keni mundësi të kombinoni lehtësisht këto modele xhaketash
Xhaketa është një pjesë që ka qenë në modë për një kohë të gjatë dhe është sinonim i elegancës, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, stilet e modës janë përzier vitet e fundit, kështu që tani shpesh mund të shohim kombinime që ishin të papajtueshme në shikim të parë, të tilla si taka dhe tuta, veshje të lehta mbi triko, madje edhe xhaketa me xhinse të relaksuara.
Meqenëse nuk është më e rezervuar vetëm për stilin e biznesit, xhaketa është një pjesë që duhet ta keni në gardërobën tuaj, veçanërisht kur të vijë periudha kalaimtare.
Ngjyrat më të qeta dhe një prerje e thjeshtë e xhaketës mund të zëvendësojnë xhaketën e vjeshtës, dhe falë kësaj pjese, do të dukeni elegante dhe do të ndiheni të relaksuara.
Ne ju paraqesim tre modele xhaketash me ngjyra të vërteta të vjeshtës, të cilat do të mund t’i përshtatni lehtësisht me çdo veshje tjetër, dhe gjithashtu do të shkojnë mirë me atlete ose çizme.
1. Xhaketa njëngjyrëshe
2. Xhaketa me kuadrate
3. Xhaketa e zezë
/Telegrafi/