Për zonjat me shije të jashtëzakonshme, ky brend do t’i plotësojë të gjitha pritjet. Sigurisht, materialet e shtrenjta nuk kursehen. Kështu, nëse dëshironi këpucë me lëkurë gjarpri me siguri do t’i gjeni në të gjitha palët e këpucëve që do t’jua paraqesim, ndërsa për çmimin, nëse keni mundësi, atëherë kjo për ju është zgjidhja e vërtetë.
Nëse jo, gjithmonë mundemi vetëm t’i shikojmë dhe të fitojmë ideja të reja për atë se çfarë modeli të ngjashëm do të kërkonim nëpër dyqanet për këpucë për një çmim shumë më të lirë. Ndërsa neve na mbetet ta shikojmë këtë galeri dhe të shikojmë çfarë ofron Jimmy Choo për pranverë-verë 2011. /Telegrafi/