Telegrafi

Jimmy Carter përfundon me sukses trajtimin kundër kancerit

Ish-presidenti amerikan dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Jimmy Carter, njoftoi se trajtimi i tij kundër sëmundjes së kancerit ishte i suksesshëm duke i dhënë fund kësaj faze kritike.

Ai ka bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar, gjatë një konference shtyp se mjekët kishin identifikuar katër melanoma të vogla në trurin e tij, duke e nxitur për të kryer një radioterapi.

“Trajtimi ka dhënë rezultate shumë të kënaqshme”, deklaroi një ditë më parë ish-presidenti demokrat nga kisha baptiste e Maranathas, në Plains, qyteti i tij i lindjes.