Site icon Telegrafi

Jimmie Allen dhe Alexis Gale i japin fund martesës, zbulojnë se gjatë kësaj periudhe janë në pritje të fëmijës së tretë

Çifti i njohur, Jimmie Allen dhe Alexis Gale po ndahen teksa në këtë periudhë kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tretë së bashku.

Këngëtari dhe gruaja e tij njoftuan në Instagram të premten se ata po i japin fund martesës së tyre dyvjeçare, pavarësisht se Gale ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë së bashku.

“Pas shumë mendimeve dhe reflektimeve në muajt e fundit, Lex dhe unë kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, shkroi Allen.

Foto: Getty

“Ndërsa lundrojmë në këtë ndryshim të jetës, ne gjithashtu mund të ndajmë se do të mirëpresim një fëmijë tjetër së bashku më vonë këtë vit”, thanë çifti.

Këngëtari vuri në dukje se “prioriteti kryesorë i çiftit është dhe do të jetë gjithmonë sigurimi që fëmijët e tyre të jenë të shëndetshëm, të lumtur dhe të dashur”, shkruan PageSix

Ata tashmë kanë vajzat Naomi dhe Zara përveç djalit të Allen, Aadyn që ai ka nga një lidhje e mëparshme.

Foto: Getty

Ish-ylli i “Dancing With the Stars”, 37 vjeç, tha se ai dhe Gale, 27 vjeçe, “mbeten të përkushtuar për të bashkë-prindëruar me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

Ai e mbylli postimin e tij duke kërkuar “privatësi gjatë kësaj kohe” në dritën e lajmeve për ndarjen çiftit.
Gale ndau një deklaratë të ngjashme në llogarinë e saj në Instagram.

Foto:

Allen dhe infermierja u martuan fshehurazi në një ceremoni private në qershor 2020 dhe organizuan një martesë më të madhe në Pensilvani në maj 2021.

Këngëtari i “Doën Home” pranoi në gusht 2021 – ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me Zara – se ai “nuk donte të martohej kurrë” derisa takoi Gale. /Telegrafi/

Exit mobile version