Telegrafi

Jimenez: Rezultati është tmerr

Sevilla ishte favorit në takimin e mbrëmshëm pas rezultatit 1-1 në ndeshjen e parë në Moskë, por spanjollët nuk mundën të nxjerrin rezultat pozitiv, duke u mposhtur 2-1 nga rusët para tifozëve të vet dhe duke u eliminuar kështu nga gara evropiane.

“Rezultati ka qenë tmerr dhe ne mundemi vetëm t’u kërkojmë falje fansave. Ne kishim shumë shpresa. Përgjegjësia më e madhe dhe e vetme është e imja dhe unë do ta përsëris këtë aq shpesh sa të jetë e nevojshme në këtë konferencë shtypi”, ka thënë Jimenez.

“Kam jetuar me kritikat tuaja (të mediave) dhe të tjerëve gjatë kohës dhe kam qenë i respektueshëm. Do të vazhdoj të punoj për kritikat dhe për jo-kritikët. Manolo Jimenez ka marrë shumë goditje në shpinë, por do t’i duroj të gjitha”, ka shtuar më tej trajneri i Sevillas./Telegrafi/