Telegrafi

Jimenez pranë rikthimit te Parma

Pas një periudhe huazimi te Parma sezonin e kaluar, klubi parman nuk arriti dot të mposhtë Interin në negociatat për firmën e futbollistit. Sidoqoftë, Parma është në gjendje të lëkundë klubin e ri të Jimenezit, Ternana.

Pas skadimit të bashkëpronësisë, Interi i humbi të drejtat mbi Jimenezin në një ‘ankand të verbër’, ndërsa klubi nga Serie C është duke kërkuar që të përfitojë nga Parma, me shitjen e Jimenezit në Serie A. /Telegrafi/