Site icon Telegrafi

Jim Caviezel konfirmon vazhdimin e “Passion of the Christ”: Do të jetë filmi më i mirë në histori

Jim Caviezel luajti rolin e Jezusit në filmin e vitit 2004 (Foto: Getty Images/Guliver/Breitbart)

Aktori amerikan, Jim Caviezel, ka konfirmuar se do të xhirohet vazhdimi i filmit “The Passion of the Christ”.

51-vjeçari e ka luajtur rolin e Jezusit në filmin e vitit 2004, ndërsa në një prononcim për Breitbart ka bërë të ditur se skenaristi dhe regjisori, Mel Gibson, është duke e kompletuar skenarin për vazhdimin e filmit.

“Ai do të jetë filmi më i mirë në histori”, ka deklaruar Caviezel.

Jim Caviezel (Foto: Laura Cavanaugh/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, në rrjetet sociale kanë nisur komentet e ndryshme, pasi shumëkush nuk beson se adaptimi biblik mund të shndërrohet në një franshizë.

Sidomos për faktin se tregimi për Jezusin në filmin e parë kishte pasur një përfundim definitiv. Për këtë arsye, janë bërë edhe shaka të shumta lidhur me titullin e mundshëm të filmit. Ka pasur edhe të tillë që e kanë krahasuar me filmat “Fast and Furious”.

Filmi i Gibsonit kishte pasur kundërthënie të shumta, ndërsa ishte kritikuar për shfaqjen e dhunës së tepruar. Po ashtu, ikona hollivudiane është akuzuar për antisemitizëm. /Telegrafi/

Exit mobile version