Telegrafi

Jim Carrey: Po e shijoj jetën izoluese!

Jim Carrey (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)

Jim Carrey në një intervistë me Radio Times tha se po e shijon në maksimum vetminë, por që ende është në dispozicion të femrave për argëtim.

Ai ka thënë se po jeton një jetë izoluese në shtëpi dhe se mendon që kjo është e drejt edhe pse shumë kujt i duket e çuditshme.

“Jeta ime në shtëpi mund të përshkruhet si izolim. Kam humbur shumë kohë dhe mendoj se kjo është e drejtë. Ndoshta kjo është një çuditshme, por unë kështu ndihem i lumtur”, tha Carrey për Daily Mail.

Jim Carrey (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)

Megjithëse, gëzon një jetë të fshehur private, por nuk e fsheh zakonin e takimit me femra të panjohura.

“Më pëlqen të lexoj, të pikturoj dhe të bëjë skulptura. Gjithashtu dua të dal me femrat”, tha ai.

Martesa e parë e aktorit zgjati nga 1987 deri në vitin 1995. Vetëm një vit më vonë, ai gjeti një grua tjetër dhe me të ishte për një vjet.

Lexo po ashtu Jim Carrey e mbyll llogarinë në Facebook, thotë se është shndërruar në "Fakebook"

Pas kësaj, ai ishte u lidh me Catherine White. Çifti qëndroi së bashku deri në vitin 2015 kur ajo bëri vetëvrasje.

Pas vdekjes së saj, 56-vjeçari dha një intervistë në të cilën tha se ishte lënduar thellësisht dhe se nuk do të pranonte të ketë më marrëdhënie dhe se do të jetoj i izoluar. /Telegrafi/