Telegrafi

Jim Carrey përmes filmit të shkurtër dokumentar zbulon edhe një talent që e posedon (Video)

Në vitet e fundit, ne kemi pas mundësi që ta shohim Jim Carrey në role të mëdha filmike, por duket se ai ka edhe një talent.

Aktori, i cili ka luftuar me depresionin, ka xhiruar së bashku me Linda Fushat Hill, një film të shkurtër dokumentar të quajtur “I needed Color “.

Në gjashtë minuta, aktori zbulon se që nga fëmijëria e ka pasion vizatimin, gjersa ka filluar të pikturojë gjashtë vjet më parë.

Ai ka pohuar se shumë shpejt është bërë i varur prej mënyrës së jetës prej një piktori.

Curry gjatë viteve ka folur hapur për betejën me drogat dhe në këtë formë po mundohet të lë pas këtë periudhë të errët të jetës. /Telegrafi/