Ndaj aktorit të njohur për filmat e tij komik, Jim Carrey, janë ngritur akuzat se duke përdorur një emër të rreme i ka siguruar substancat të palejuara të dashurës së tij Cathriona White, e cila u gjet e pajetë si pasojë e një overdose vitin e kaluar.
Mark Burton, ish-burri i White, ka deklaruar se aktori ka shfrytëzuar famën dhe pasurinë e tij për të siguruar ato substanca. Sipas palës paditëse Jim Carrey është përpjekur të fshehë përfshirjen e tij në këtë çështje.
BBC raporton se aktori nuk ka dhënë asnjë koment ende rreth kësaj çështje. Por sipas raportimeve të kohës, Carrey dhe White ishin ndarë pak ditë para se kjo e fundit të gjendej e pajetë.