Në YouTube është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit “Dark Crimes”, në të cilin rolin kryesor e luan Jim Carrey.
Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, në misterin e një vrasjeje.
Carrey luan rolin e policit Tadek, i cili zbulon një vrasje të pazgjidhur dhe krim seksual, ndërsa e gjen ngjashmërinë me romanin e autorit Krystov Kozloë (që e luan aktori Marton Csokas).
Tadek përpiqet që Kozlowin ta lidhe me vrasjen, mirëpo hetimi e dërgon drejt një fascinimi të rrezikshëm të autorit dhe të dashurës së tij, një punonjëse misterioze në një klub seksi (që portretizohet nga aktorja Charlotte Gainsbourg).
Regjinë e këtij trileri kriminalistik e ka bërë regjisori grek, Alexandros Avranas, i njohur për filmin “Miss Violence”, me të cilin fitoi Luanin e Argjendtë në Festivalin e Venecias në vitin 2013.
Jim Carrey u bë i njohur botërisht për rolet e tija komike, mirëpo ai është treguar mjaft i suksesshëm edhe në zhanre të tjera.
Rolet dramatike e në veçanti ato në filmat triler, e kanë bërë aktorin që të veçohet për aftësinë e tij të portretizimit të të gjitha karaktereve. /Telegrafi/