Telegrafi

Jim Carrey e mbyll llogarinë në Facebook, thotë se është shndërruar në “Fakebook”

Actor Jim Carrey poses for photographers at the photo call of the film 'Jim and Andy The Great Beyond' at the 74th edition of the Venice Film Festival in Venice, Italy, Tuesday, Sept. 5, 2017. (Claudio Onorati/ANSA via AP)

Jim Carrey ka njoftuar përmes llogarisë personale në Twitter se po planifikon të heqë dorë prej Facebookut.

Aktori hollivudian më tutje ka po se do t’i shes aksionet që ka në këtë rrjet sociale, pasi që ka marr një mësim prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Rusia bëri ndërhyrje në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajuar investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”, shkroi aktori.

Carrey shoqëroi portretin e Mark Zuckenbergut, pranë të cilit është butoni “Unlike” mee mbishkrimin “Fakebook”.

I njëjti tekst u shfaq edhe në Facebook, përpara se të hiqet në mbrëmjen e së martës.

Në tetor, kompania dëshmoi para Kongresit amerikan se lajme me origjinë nga Rusia, arritën shifrat deri në 126 milionë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-së. Gjegjësisht, u zbulua se një grup rusësh kanë investuar më shumë se 100 mijë dollarë në blerjen e tremijë reklamave në favor të fitores së Donald Trumpit.

“Ne duhet të mbështesim një kontroll më të mirë të rrjeteve sociale, qasja e lehtë në media kërkon më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e tyre”, tha ndër të tjerash aktori. /Telegrafi/