Telegrafi

Jim Belushi pozon i lumtur krahas familjes (Foto)

Jim Belushi është aktori më i njohur shqiptar në botën e hollivudit.

Ai gjatë karrierës më se 30-vjeçare ka luajtur në një numër të madh të filmave, seriale dhe teatrove.

Aktori 63-vjeçar ka qenë i martuar tre herë ndërsa bashkëshortja e tij e fundit, me të cilën u martua në vitin 1998, është Jennifer Sloan.

Jimi gjithashtu ka tre fëmijë ndërsa me dy prej tyre, vajzën Jamison dhe djalin Jared Belushin dhe bashkëshorten është fotografuar para perfomanës së aktorit në “Capiton Hill” të Uashingtonit.

Ata duken në humor të mirë dhe një familje për tu marrë lakmi para shfaqjes teatrale të Belushit.

Ndryshe, Belushi ka edhe një djalë të quajtur Robert, i cili po ndjek hapat e të atit prej aktori. /Telegrafi/