Telegrafi

Jim Belushi nxjerr në shitje shtëpinë luksoze

Jim Belushi (Foto: Getty Images/YouTube/WSJ)

Aktori dhe komiku amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi, e ka nxjerrë në shitje vilën e tij në Los Angeles, të stilit mesdhetar për shumën 27 milionë dollarë (24 milionë euro).

Prona në lagjen Brentwood është hedhur në treg, pasi u la pezull që prej nëntorit të vitit të kaluar kur u përpoq të shitej për 29.9 milionë dollarë, tregojnë regjistrimet.

Për aktorin 64 vjeçarit, kjo është hera e tretë që mundohet ta nxjerrë në shitje këtë shtëpi që nga viti 2017, kur kërkoi 38.5 milionë dollarë për të – transmeton KP.

Ai e bleu këtë pronë në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dhe shembi shtëpinë e viteve të pesëdhjeta që ishte më parë atje, për të ndërtuar vilën që zotëron aktualisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jim Belushi

Vila e cila është e madhe 1.300 metra katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi, 11 banja dhe një dhomë për degustimin e verës; ka gjithashtu edhe kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një xhakuzi.

Belushi është bërë i njohur për publikun me programin “Saturday Night Live” në mes të viteve të tetëdhjeta dhe serialin “According to Jim”, i cili u shfaq në televizionet amerikane prej vitit 2001-2009. Ndërkaq, ai ka luajtur edhe në disa filma të suksesshëm.