Telegrafi

Jim Belushi në mesin e shumë personaliteteve që blen gjësendet e ish-pronarit të Playboyt, Hugh Hefnerit

Gjësendet nga koleksioni personal i ish-pronarit, të ndjerit Hugh Hefner, nga makina e shkrimit deri te numri i parë i revistës me Merilin Monroe në faqen e ballinës, u shitën në një ankand dy-ditor në Los Angeles.

Admiruesit e Hefnerit, njeriut të veshur zakonisht me mantele mëndafshi, i cili ishte i famshëm për shumë ndeje, paguan shumë për të pasur një pjesë të këtij miti.

Makina e shkrimit në të cilën Hefner bëri numrin e parë të Playboy në vitin 1953 u shit për 162,500 dollarë gjersa kopja e numrit të parë të revistës u shit për 31,250 dollarë, njoftoi shtëpia e ankandit Julien.

Një nga mantelet të mëndafshta të kuqe u shit për 41,600 dollarë, ndërsa “unaza viagra” prej 14 karatësh, ku fshihej një pilulë e vogël e kaltër, u shit për 22,400 dollarë.

Lista e artikujve të ofruar ishte e gjatë, xhaketa, motoçikleta, limuzina, jukebox, tavolina e bilardos, madje edhe yllin e tij të bulevardit të famës në Hollywood.

Aktori shqiptar Jim Belushi ka paguar 3,125 dollarë për të marrë një kopje të episodit të shfaqjes televizive të kultit, “Saturday Night Live” kur Hefner ishte moderator në vitin 1977.

Lexo po ashtu Brenda shtëpisë së aktorit shqiptar hollivudian James Belushi (Foto)

Hefner, i cili kontribuoi në revolucionin seksual të amerikanëve nëpërmjet revistës “erotike”, vdiq në shtator të vitit 2017 në moshën 92-vjeçare.

Ndryshe, të ardhurat nga shitjet në ankand do të shkojnë në Fondacionin Hefner që mbron të drejtat e njerëzve, sidomos lirinë e shprehjes. /Telegrafi/