Telegrafi

Jim Belushi bën kërkesë për divorc nga bashkëshortja Jennifer Sloan

Aktori me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, ka bërë kërkesë për divorc.

Ylli i “According to Jim”, 67 vjeç, zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij, Jennifer Sloan, pas më shumë se 23 vitesh martesë.

Është hera e dytë në tri vjet që çifti kanë shpallur ndarjen e tyre.

Jim Belushi dhe Jennifer Sloan (Foto: Getty Images)

Të premten, Belushi paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.

Në mars 2018, Sloan paraqiti divorcin me pretendimin ‘ndryshime të papajtueshme’, por çifti më vonë u pajtuan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jim Belushi

Një vit më pas, Belushi bëri një kërkesë tjetër për refuzimin e divorcit.

Është martesa e tretë për Belushin.

Jim Belushi dhe Jennifer Sloan (Foto: Getty Images)

Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ndan një djalë të quajtur, Robert James. Ai kishte një martesë dyvjeçare me Marjorie Bransfield para se të martohej me aktoren Jennifer Sloan në 1998. Së bashku kanë vajzën Jamison, 22 vjeçe dhe djalin Jared, 19 vjeç. /Telegrafi/