Site icon Telegrafi

Jill Biden i drejtohet kombit si Zonja e Parë e SHBA-ve: Koha është të bashkohemi, të jemi një Amerikë

Jill Biden, gruaja e presidentit të ri të zgjedhur amerikan Joe Biden dhe njëherit Zonja e Parë, përmes Twitterit i është drejtuar kombit amerikan.

Në fillim të fjalimit të saj ka thënë se Amerika çdo katër vite feston fillimin e një administrate të re, transmeton Telegrafi.

“Koha është të bashkohemi, të jemi një Amerikë, me një qeveri që na shërben të gjithëve”, ka thënë Jill Biden në Tëitter.

Ajo tha se shpresën dhe optimizmin e sheh në inaugurimin e ri që siç ka theksuar ajo, ka kulmuar falë një pune të përbashkët të mijëra njerëzve që kanë krijuar diçka të veçantë në vitin e vështirë.

Ajo falënderoi të gjitha që kanë bërë të ndihen të mirëpritur dhe ka falënderuar të gjithë, që e kanë bërë inaugurimin të veçantë për të dhe bashkëshortin e saj Joe Biden. /Telegrafi/

 

Exit mobile version