Jhene Aiko dhe Big Sean zbuluan gjininë e fëmijës së tyre të parë para fansave gjatë një koncerti të përbashkët.
“Bëni pak zhurmë”, bërtiti reperi 34 vjeç, në mikrofonin e tij gjatë shfaqjes në Los Angeles ndërsa performonte “I’m Gonna Be” me partneren e tij.
“Bëni pak zhurmë për djalin tim!”, tha tutje ai, duke përqafuar barkun e këngëtares 34-vjeçare.
Turma brohoriti me zë të lartë pas zbulimit të gjinisë së foshnjës së çiftit, shkruan PageSix.
Shumë përdorues të mediave sociale kishin dyshuar se çifti ishte në pritje të një djali pasi Sean shpesh përdor emojin me zemër të kaltër kur fliste për fëmijën e tij.
Jhene and Big Sean shared such a beautiful wholesome moment with us on stage ?✨ pic.twitter.com/GlQB2ebuZd
— Isha (@ish2319) October 14, 2022
Babai i ardhshëm njoftoi shtatzëninë e Aikos në korrik me një foto nudo nga xhirimi i fotosesionit të shtatzënisë.
Dy muaj më vonë, Sean u tha ndjekësve të tij në Instagram se Aiko kishte arritur në tremujorin e tretë të shtatzënisë.
“Jeta po ndryshon. Shumë mirënjohës!”, kishte thënë reperi.
Ndërsa vogëlushja do të jetë fëmija i parë i Sean, Aiko u bë nënë në vitin 2008 kur solli në jetë vajzën e saj dhe të partnerit të atëhershëm O’Ryan, Namiko.
Ish-çifti u nda në vitin 2008, në të njëjtin vit me ardhjen e Namikos – dhe Aiko ka folur sinqerisht për ndihmën dhe mbështetjen e familjes së saj si nënë beqare.
“Shpresoj që historia ime të frymëzojë nënat e tjera të reja të ndihen të forta”, tha ajo për CR Fashion Book në maj 2017.
Ajo dhe Sean filluan të takoheshin në vitin 2016. Edhe pse u ndanë dy vjet më vonë, ata u rilidhën në vitin 2020. /Telegrafi/