Site icon Telegrafi

Jezu Krishti shfaqet në një copë buke

Kjo i ka ndodhur David Howlett, 34-vjeçar, i cili ishte duke ngrënë në një restorant indian, në këtë qytet.

“Unë dhe bashkëshortja ime ishim duke ngrënë, kur në një moment në copën e bukës që mora mu shfaq pamja e Jezu Krishtit, i cili më shikonte. Ishte diçka rrëqethëse”, ka thënë David për mediat britanike.

I befasuar ka mbetur edhe pronari i restorantit, Asad Khan, i cili ka thënë se, “kryekuzhinieri i tij, sigurisht se ka ndonjë lidhje me ‘personin lartë’”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version