Telegrafi

Jevtiqi kundër përfshirjes së opozitës në dialogun me Serbinë: Ata do të përdorin gaz lotsjellës!

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic, tha sot se ideja që opozita të përfshihet në dialogun e Brukselit, nuk do të jetë aspak e dobishme.

Sipas tij, @opozita nuk do ta ndihmojë në asnjë mënyrë procesin që është duke u zhvilluar në Bruksel, në radhë të parë për shkak të qëndrimeve që partitë e opozitës kanë”, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Përfshirja e opozitës, siç vlerëson ai, “do të thotë përdorimi i gazit lotsjellës në institucionet e BE-së”.