Site icon Telegrafi

Jevtiq pret që Asociacioni të formohet në 2018-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, Dalibor Jevtiq pret që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet në vitin 2018, jo sipas Kushtetutës së Kosovës, por sipas Marrëveshjes së Brukselit.

“Ne presim që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet në vitin 2018. Njëra nga idetë është që të hartohet një projektligj, i cili në thelb do të jetë diçka që do të krijojë një kusht që në kuptimin juridik do të krijojë mundësinë për ekzistencën e një Asociacioni, në mënyrë që të mos bëhet kështu në mënyrën e përshkruar në Kushtetutën e Kosovës, e cila quhet Asociacioni i Komunave Serbe sipas Planit të Ahtisaarit. Duhet të ketë një ndryshim shumë të rëndësishëm “, theksoi ai për Palma Plus, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version