Telegrafi

Jevtiq kërkon përgjegjësi dhe hetim për arrestimin e Gjuriqit

Zëvendëskryeministri, Dalibor Jevtiq, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe kërkoi përgjegjësi dhe hetim për arrestimin dhe dëbimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit.

Jevtiq tha në mbledhjen e ekzekutivit se arrestimi i Gjuriqit nuk ishte vendim i qeverisë dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të kishte ndodhur.

Ministri për Komunitete ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Jevtiç tha se është detyre e kësaj qeverie ta themelojë AKS-në. /Telegrafi/