Telegrafi

Jetullahu te 89-shi, Sejdiu shkëput kontratën me Prishtinën

“Të enjten kam shkuar në stërvitje të Llamkos Kosovës, menjëherë kryesia më ka ftuar në takim dhe më ka treguar se duhet të kaloj te Trepça ’89”.

“Unë kam pasur kontratë edhe gjashtë muaj me Llamkosin dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të luaj për 89-shin. Më vjen keq që nuk do të mund t’u ndihmoj vushtrriasve në pranverë”, ka thënë Jetullahu për Sport.

Ndërsa në anën tjetër, mesfushori i Prishtinës, Qëndrim Sejdiu, i ka tërhequr dokumentet nga klubi dhe ka shkëputur kontratën me ta, pasi që i janë ofruar kushte më të mira nga klube tjera. /Telegrafi/