Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, një burrë i moshuar është dërguar në spital i veshur me kostumin special, pasi u gjet duke jetuar në një shtëpi me 350 pëllumba.
Dyshemetë e vendit ku ka qëndruar 70-vjeçari, kanë qenë të mbushura me mbi gjysmë metri glasa dhe ndotësi tjera, andaj është dashur që ai të sigurohet se mos lëshon ndonjë infektim, transmeton Telegrafi.
Fqinjët nuk kishin ditur se çfarë aktiviteti zhvillonte ‘njeriu zog’, i cili gjithmonë u hidhte ushqim shpezëve pranë shtëpisë së tij.
Mësohet se pensionisti kultivonte dhe kujdesej për këta pëllumba, por shkaku i mbajtjes në kushte mizore, shumica prej tyre kishin gjendje të rëndë.
Pasi zogjtë janë larguar, shtëpia është pastruar në tërësi nga punëtorët me maska kundër gazit. /Telegrafi/