Në regjionin italian Kjanti, ndër ullishtat dhe kodrinat e Toskanës, në vreshta të cilat shtrihen deri pas horizontit, ekziston një pjesëz e historisë
Në njëzet minuta udhëtim me veturë nga Firencja, gjendet vila nga koha e renesancës.
Vila “Makiaveli”, për të cilën besohet që e ka dizajnuar Mikelanxhelo, nga fundi i shekullit të 15-të ka qenë shtëpi e familjes diplomatike Makiaveli, transmeton Telegrafi.
Live like a Machiavelli in this Tuscan villa reportedly designed by Michelangelo: https://t.co/Mylp6nUjep pic.twitter.com/MNN9JsYVuM
— ForbesLife (@ForbesLife) November 6, 2020
“Vila Makiaveli” shquhet si kryevepër e renesancës. Në të vërtetë, atje filozofi politik dhe shtetari Nikolo Makiaveli ka shkruar debatin e vet politik Princi, më vitin 1513.
Madje edhe planet e dizajnit të shtëpisë konsiderohen paksa të shenjta dhe janë të siguruara në galerinë “Ufici” në Firence.
Edhe pse enterieri i saj është i mobiluar në mënyrën klasike, vila përmban të gjitha komforet të cilat i kanë mirëpritur udhëtarët modernë.
Mbase zbulimin më të rëndësishëm e ka gjetur pronari aktual i cili nën shtresat e ngjyrës në vilën kryesore ka gjetur freska masive origjinale.
/Telegrafi/