Telegrafi

Jetoni në një banesë prej 30 metrash katrorë dhe nuk dini si ta rregulloni: Këto janë rregullat dhe zgjidhjet!

Banesat e vogla shpesh janë sfidë e madhe për t’i rregulluar

Radhitja e mirë, kutitë e mira për shumë përdorime, si edhe mobiliet modulare, mund t’ju ndihmojnë shumë.

Hapësirë më të madhe optike, por edhe më të ajrosur do të arrini me perde, mure dhe mobilie ngjyrë të shndritshme. Ato do të rrisin vizualisht hapësirën dhe do t’i japin atë freskinë, transmeton Telegrafi.

Pasqyrat dhe detajet e qelqta do të krijojnë përshtypjen e thellësisë, ndërsa dritaret e mëdha janë lidhja e drejtpërdrejtë me ambientin e jashtëm.

Shandanët dhe llambat e pazakonta i japin kësaj hapësire një frymë shkëlqimi, ndërsa mobiliet minimaliste përshtaten në mënyrë të përsosur me tepihë dhe mure të bardha.

Minimalizmi është kryesor në apartamente të vogla.

/Telegrafi/