Site icon Telegrafi

Jetoni me rezultatin e zgjedhjeve

Jetoni me rezultatin e zgjedhjeve ishte porosia e njeriut të parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Michael D. Kirby, në një intervistë të publikuar në media, drejtuar shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Jetoni me rezultatin, u pajtuat apo jo, jeni të kënaqur apo jo, vepruat apo bojkotuat, tani nuk ka vend për vaj e lot të atyre që dje gabuan – bojkotuan – e sot nuk mund të pajtohen me realitetin, madje vjellin vrer mbi këtë rezultat që kurrë më parë një subjekt i vetëm shqiptarë e as një koalicion çfarë u mësuam të kemi në tre mandatet e fundit, nuk ka mund ta arrijë.

Mjafton vetëm t’i shikosh fizionomitë e “liderëve” bojkotues gjatë paraqitjes së tyre në media dhe pa pasur ndonjë edukim të madh në sferën e psikologjisë, do të vëresh se nuk u flet mendja, por thjeshtë flasin ndjenja e tyre “të vrara” mbi veprimin e pa matur politik për bojkot të zgjedhjeve parlamentare.
Në fakt, kur fillon e i dëgjon arsyetimet e tyre, aty për aty bindesh se këta nuk kanë strategji veprimi dhe miopia e tyre politike të bënë të të vjen keq për ta.

Por, a do të thotë që nëse një herë gabon, të vazhdosh me gabime… Jo, gabimi, pësimi, do të duhej të ishte shkolla më e mirë për njeriun e mençur. Ndaj kjo do të duhet të përdorët sot kur vjen porosia e vazhdimit të jetës me rezultatet që janë shënuar tashmë.

Prandaj, duke besuar në vetëdijesim është e udhës që më në fund të flaken inatet, të cilat qojnë në shpifje madje edhe në shkaktimin veprave që kanë bazë për kundërvajtje, sidomos kur lansohen informacione jo të vërteta mbi siç bojkotuesit shprehen “ mbushjen industriale të kutive”.

Retorika pseudo patriotike, veprimet dualistike si rezultat i papjekurisë politike dhe ngecjes në zhvillim patriotik të “liderëve” bojkotues është koha të ndërpritet, ashtu që në këto momente të realitetit të ri të krijuar të niset me një unifikim qëndrimesh dhe bashkëveprimi.

Nëse dje ishte vetëm një zë në Parlamentin republikan të Serbisë, tani ky zë është më i qartë, sepse nuk është më i vetëm dhe kur këtyre u shtohen edhe zërat tjerë, që nuk janë në Parlament po janë këtu dem baba dem, atëherë pa dyshim se “zëri në korë” nuk i shpëton as veshit që deri dje nuk ka dëgjuar mjaftueshëm… ose qëllimisht ishte i shurdhër…

 

Exit mobile version