Hulumtuesit kanë gjetur një peshk të pazakontë, që jeton në tabanin e detit të një gjiri në Meksikë, që lëvizë përmes disa zgjatimeve që duken si këmbë.
Gjallesa që është quajtur edhe bretkosa e detit, shkaku i trupit petak dhe gojës së madhe, jeton tre kilometra poshtë sipërfaqes së detit, transmeton Telegrafi.
“Ka jetuar për një kohë të gjatë në thellësi dhe fletëzat i janë evoluar në diçka shumë të dobishme, siç janë këmbët”, është thënë në raport lidhur me rastin.
Poshtë trupit ka edhe disa zgjatime si fije, që ia mundësojnë qarkullimin nëpër sipërfaqe të buta, ndërsa thuhet se noton shumë rrallë.
Peshku është përshkruar si grabitqar që zë prita, me gojë enorme dhe të fuqishme, si dhe durim të pafundmë. /Telegrafi/