Ministri i Arsimit dhe Shkencës i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se studentët do të fillojnë të marrin shujtën që u takon me ligj.
Sipas tij, vonesa nuk ka qenë për shkak të ministrisë që drejton ai, por tek universitetet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktive.
“Po kontrollojmë se cilat universitetet kanë dorëzuar të dhënat ku vërtetohet nëse studentët janë të rregullot apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në DAP dhe më pas në Agjencinë për Punësim”, tha Shaqiri.
Ai tha se pas kësaj, javën e ardhshme studentët do të marrin mjetet për muajin shtator, tetor dhe me radhë./Telegrafi/