Dega e LDK-së në Kamenicë në mbledhjen e kryesisë me kryetarë të nëndegëve të kësaj partie, ka vendosur që në mënyrë unanime, kandidat për zgjedhjet lokale të jetë Jeton Biqkaj.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga dega e LDK-së në këtë komunë.
“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.
Zgjedhjet Lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Aktualisht kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati i PSD-së.