Site icon Telegrafi

Jetojnë në vagonë treni

“Para 15 vitesh kam parë një qendër rinore të punuar nga vagonët e trenit dhe kam menduar se a mund të jetojë njeriu në ta”, thotë Marco për gazetën gjermane “Bild”.

Çifti bleu për 20.000 dollarë dy vagonë të cilët prej vitit 1974 deri më 1997 kanë kaluar nëpër Evropë rreth dy milionë kilometra.

“Kemi bile edhe librezën në të cilën janë shkruar të gjitha stacionet ku janë ndaluar këta vagonë”, thotë Vanessa.

Vagonët janë ngjyrosur dhe janë vënë në binarë. Vagonët nuk qëndrojnë paralel, ndërsa janë të lidhur edhe me një pjesë të ndërtuar me mure për t’u dukur si stacion treni. Vagonët janë të gjatë 27 metra, të lartë 4 metra dhe të gjerë 2.65 metra. /Telegrafi/

Exit mobile version