Telegrafi

Jetojnë në Maqedoni, kalojnë kufirin për të mësuar në Kosovë (Foto)

Rreth 40 nxënës nga Bllaca e poshtme marrin librat, fletoret, e gjithfarë u duhet dhe nisen për në shkollë.

Ndonëse jetojnë në Maqedoni, ata me pasaportë kalojnë kufirin dhe shkojnë në Han të Elezit për të ndjekur procesin mësimor.

Sot është dita e fundit e shkollës për këta nxënës që për dëftesë kanë një dokument nga Republika e Kosovës, shkruan fakulteti.mk.

Foto Radovan Vujoviq/fakulteti.mk

Tash e tre dekada me radhë, nxënësit e këtij rajoni mësojnë në Kosovë, edhe pse jetojnë në Maqedoni.

Fshati më i afërt për këta nxënës është Bllaca e epërme, në një distancë prej 4,5 kilometër. Në kushte dimri, rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërsa mungon edhe transporti për të lidhur fshatin me Shkupin, që është 20 kilometër larg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Foto Radovan Vujoviq/fakulteti.mk

Zelkif Bardhi, këshilltar në komunën Çuçek Sandevë shprehet i revoltuar se kjo është vërtet e turpshme, sepse me dekada na premtojnë shkollë dhe vetëm se na gënjejnë.

Nga komuna thonë se është futur në procedurë miratimi i planit lokal urbanistik, ku përfshihet shkolla.

Këshilltari Bardhi pohon se edhe shtatë fëmijët e tij, shkollimin e kanë kryer në Kosovë.

Foto Radovan Vujoviq/fakulteti.mk

Përpos këtij problemi, banorët përballen edhe me aspektin e shtetësisë. Ata presin me vite për të marr shtetësi. Bardhi përmend rastin e nënës së tij, e cila tash është 65 vjeçare dhe nuk ka shtetësi ende./Telegrafi/