Elon Musk, miliarderi të cilit i është besuar detyra për të ulur shpenzimet e qeverisë së SHBA-së, u shfaq në skenën e një konference konservatore pranë Uashingtonit të enjten me një dhuratë nga presidenti argjentinas, Javier Milei: një sharrë motorike.
“Kjo është një sharrë motorike për burokracinë”, tha Musk, duke ngritur në ajër mjetin e ndritshëm gjatë Konferencës së Veprimit Politik Konservator në Maryland.
Sharra metalike e kuqe, të cilën Milei ia kishte dhuruar miliarderit, kishte të gdhendur sloganin e tij të njohur në spanjisht: “¡Viva la libertad, carajo!”, që në përkthim do të thotë “Rroftë liria, dreqi ta hajë!”
Llegó la motosierra a DOGE…!!!
The Chainsaw has arrived at DOGE…!!!VIVA LA LIBERTAD CARAJO
Cc: @elonmusk pic.twitter.com/jr7vwwGFKU— Javier Milei (@JMilei) February 20, 2025
Musk po udhëheq shkurtime të mëdha në kuadër të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm fondet për agjencitë rregullatore të bankave, punonjësit e pyjeve, shkencëtarët e raketave dhe dhjetëra mijëra punonjës të tjerë shtetërorë.
Të enjten, 6000 punonjës të Administratës Tatimore të SHBA-së u njoftuan se do të pushoheshin nga puna, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Musk, drejtori i kompanisë së automjeteve elektrike Tesla dhe njeriu më i pasur në botë, ka promovuar me entuziazëm fjalimet e Mileit.
Përpara se Milei të bëhej president i Argjentinës në fund të vitit 2023, ai shpesh mbante një sharrë motorike në tubimet elektorale si simbol të synimit për të ulur shpenzimet qeveritare. /Telegrafi/